Telegrafi

Kabina papritmas u mbush me tym, aeroplani bën ulje të detyrueshme – pasagjerët filmuan dramën

Pasagjerët mund të dëgjohen duke bërtitur dhe duke qarë në pamjet e filmuara momente pasi një aeroplan i Ryanair ishte mbushur papritmas me tym.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi nga Bukureshti në Londër u detyrua të bënte një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes, kur tymi përmbyti kabinën.

Siç bëhet e ditur, në bordin e Boeing 737-800 kishte 169 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit kur u detyrua të kthehej në Aeroportin Ndërkombëtar Henri Coanda.

Pasagjerët u evakuuan dhe u kontrolluan nga mjekët pasi u nxorën nga aeroplani dhe thuhet se ishin “të frikësuar, por jo të lënduar”.

Incidenti ndodhi të martën në mëngjes me një fluturim i cili kishte lënë Bukureshtin në orën 6.40 të mëngjesit për në aeroportin Stansted të Londrës.

Pas kësaj, pasagjerët ishin përballur me vonesa pasi aeroplani i tyre i parë kishte një dështim mekanik dhe duhej të zëvendësohej me një tjetër i cili përfundimisht u nis në 10.57 të mëngjesit.

Sipas dëshmitarëve, tymi filloi të mbushë kabinën kur aeroplani ishte ngjitur në rreth 1500 metra lartësi.

Cosmin Malureanu tha: “Ishte një përvojë traumatike. Ne nuk mund të shihnim as dy rreshta para nesh”. /Telegrafi/