Site icon Telegrafi

Kabina e teleferikut bie në malin italian, vdesin të paktën tetë persona

Një teleferik ka rënë afër liqenit Maggiore në veri të Italisë, duke lënë të vdekur të paktën tetë persona.

Sipas medieve italiane, kapsula thuhet se u shkëput nga telat pranë majës së malit Mottarone.

Rreth 11 persona raportohet të kenë qenë në bord gjatë asaj kohe.

Agjencia e lajmeve italiane, ANSA, ka raportuar se shpëtuesit kanë potencuar se tetë persona kanë vdekur.

Ndërkohë, sipas gazetës Corriere Della Sera, dy fëmijë janë dërguar me ambulancë ajrore në spital në Torino.

Bazuar në këto raportimet, thuhet se përpjekjet e shpëtimit janë vështirësuar nga fakti që kabina ra në një pyll në një zonë të paarritshme. /Telegrafi/

Exit mobile version