Ekipet e shpëtimit kanë arritur shëndoshë e mirë ta nxjerrin nga kabina e kamionit, shoferin që kishte mbetur i varur në një urë të lartë.
Ishin pikërisht rrethojat mbrojtëse që ndikuan në ndaljen e shpejtësisë dhe që kabina e kamionit të përfundojë jashtë, kurse rimorkioja në urë – mbi lumin Elizabeth në Virginia të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.
Atyre iu desh të fusin në funksion një vinç me të cilin u lëshua me kabllo një anëtar i ekipit të shpëtimit, që më pas e lidhi shoferin dhe e nxori jashtë.
Në pyetje ishin minutat, pasi kamioni vazhdimisht lëvizte dhe pritej të përfundonte në lumë e duke marrë parasysh lartësinë e urës, ai sigurisht se do tas pësonte me jetë. /Telegrafi/