“Ne të gjithë kemi shpresuar që nuk do të përballemi me Rumaninë, sepse bëhet fjalë për një kombëtare të fortë, e po ashtu edhe Italia ka përparuar shumë. Mirëpo, tani duhet të pajtohemi me atë që na ka ofruar shorti dhe të nisim mobilizimin për paraqitje sa më të mirë. Presim që me të bashkohen edhe hendbollistët që luajnë jashtë vendit, në mënyrë që të krijojmë një skuadër sa më cilësore, e cila do të paraqitet denjësisht në ndeshjet me Rumaninë dhe Italinë”, ka thënë Kabashi.
Ai është i bindur se të gjithë ata që do ftohen në përfaqësuese do ta japin maksimumin. “Nuk ka dyshim se të gjithë do të japim 100 për qind të mundësive tona”, ka shtuar Kabashi, duke theksuar mungesa e përvojës dhe gjatësia më e madhe e rivalëve janë pengesat kryesore për Përfaqësuesen e Kosovës. /Tribuna/Telegrafi/