Schalke dhe Bayer Leverkusen kanë barazuar 1-1 në kuadër të javës së 31-të në Bundesliga.
Golin për blutë e shënoi Daniel Caligiuri nga penalltia në minutën e 51-të, ndërsa Farmacistët ishin me fat, pasi Juan Miranda (81’) realizoi auto-gol.
Schalke ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.69, derisa Leverkusen u vlerësua më 6.68.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Ozan Kabak që u notua me 8.1.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Lukas Hradecky, që u vlerësua me 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: