Prej se është lansuar gjenerata e parë X1, klientët kanë qenë shumë të kënaqur, meqë është një veturë sportive, por edhe mjaftë komode dhe e përshtatshme për familje.
Por, me gjeneratën e fundit që del në shitje gjatë vitit të ardhshëm, ka diçka që nuk shkon, transmeton Telegrafi.
Fakti që makina tërheqë vetëm me rrotat e përparme, po cilësohet si dështim, duke kërkuar që të vendoset sistemi 4×4.
Përndryshe, këtë SUV të ri nga BMW mund ta shihni më në detaje, në videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/