Site icon Telegrafi

Ka vdekur në moshën 65 vjeçare themeluesi i grupit “The Clash”, Keith Levene

(Foto: Getty Images)

Keith Levene, kitaristi dhe njëri nga themeluesit e grupeve “The Clash” dhe “Public Image Ltd” ka vdekur në moshën 65 vjeçare.

Rokeri, i cili vuante nga kanceri i mëlçisë, vdiq në shtëpinë e tij në Norfolk të Anglisë, duke lënë pas një trashëgimi të përhershme dhe ndikim rokun britanik – shkruan The Guardian.

Levene e formoi grupin “The Clash” me kitaristin Mick Jones dhe basistin Paul Simonon kur ishte vetëm 18 vjeçar, ndërsa së bashku me menaxherin e grupit “Bernard Rhodes” i kërkuan frontmenit të “101ers”, Joe Strummer, t’u bashkohej atyre në grup.

https://www.youtube.com/watch?v=l0Q8z1w0KGY

Pasi e themeloi “The Clash, ai u tërhoq nga grupi, ndërsa u shfaq vetëm në disa nga koncertet e tyre të hershme dhe gjithashtu shkroi këngën “What’s My Name” në albumin debutues të vitit 1977. Arsyeja e largimit kishte të bënte me mosmarrëveshjet lidhur me orientimin politik të grupit.

Në fund të viteve të shtatëdhjeta, pas shpërbërjes së grupi punk britanik “Sex Pistols”, Levene dhe këngëtari kryesor i grupit, John Lydon, bashkëthemeluan “Public Image Ltd” (PiL). /Telegrafi/

Exit mobile version