Artisti i njohur Frank Sinatra, njihet si një prej artistëve më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë Amerika.
Sinatra ishte martuar plot katër herë, dhe Barbara ishte gruaja e tij e katërt
Ata ishin martuar së bashku në vitin 1976, dhe kishin qëndruar të bashku për 22 vite me radhë, deri në vdekjen e këngëtarit.
Së fundmi, raportohet se Barbara Sinatra ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.
“Ajo vdiq në rehati, e rrethuar nga familja dhe miqtë në shtëpinë e saj”, deklaroi drejtori i qendrës së fëmijëve “Barbara Sinatra, John Thorensen për The Desert Sun. /Telegrafi/