Një deputet iranian ka vdekur nga “simptoma sikur të gripit”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, në mes të një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve të coronavirusit në Republikën Islamike.
Mohammad Ali Ramazani Dastak i cili u zgjodh javën e kaluar si përfaqësuesi për Astana Ashrafieh, u “shtrua në spital për shkak të gripit dhe dëmtimeve kimike”, që sipas ISAN-s, datojnë nga lufta Iran-Irak, transmeton Telegrafi.
Vdekjen që ndodhi sot në mëngjes, agjencia nuk e ka lidhur me coronavirusin dhe nuk është konfirmuar nëse ai ishte një nga pesë deputetët që e kontraktuan sëmundjen.
Sidoqoftë, gazetari Ali Hashem, bashkëpunëtor i studimit në Qendrën për Studime Islame dhe Azinë Perëndimore në Royal Holloway, raportoi se Z. Dastak u testua pozitiv “disa ditë më parë”.
Indipendent raporton se ky rast, vjen pasi një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë, tha që coronavirusi ka vrarë 43 njerëz në Republikën Islamike, mes 593 rasteve të konfirmuara.
Zyrtarët në sistemin shëndetësor të Iranit, i kanë thanë BBC-së se të paktën 210 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes, ndërsa më parë ishin akuzuar nga Shtetet e Bashkuara, se ka më shumë të infektuar ndërsa janë duke i fshehur të dhënat.
Raportohet se zyrtarët shëndetësorë janë përgatitur mirë, ndërsa presin qindra mijëra njerëz që të testohen për coronavirus. /Telegrafi/