Telegrafi

Ka vdekur aktorja Glenne Headly

Glenne Headly, aktorja e njohur nga filmat si “Dick Tracy”, “Dirty Rotten Scoundrels” dhe “Mr. Holland’s Opus”, ka vdekur të enjten mbrëma në moshën 63 vjeçare.

Asnjë shkaktar i vdekjes nuk është treguar. Përfaqësuesit e Headlyt konfirmuan vdekjen e saj për Deadline.

“Me pikëllim të thellë, mund ta konfirmojmë vdekjen e Glenne Headly”, thanë ata, transmeton Klan Kosova.

“Kërkojmë që privatësia e familjes së saj të respektohet në këtë kohë të vështirë”.

Së fundmi, ajo ka luajtur përkrah Josh Hutcherson dhe Ed Begley Jr. në filmin “Future Man”, me producent Seth Rogen.