Site icon Telegrafi

Ka vazhduar sot ”marrja në pyetje” e prokurores speciale, Katica Janeva

Ka vazhdur sot në komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie në mes të bashkësive etnike, dëgjimi i raportit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjet drejtuar prokurores speciale, Katica Janeva, për sot fjalën e ka marrë Talat Xhaferi, deputet i BDI-së. Fillimisht, Xhaferi kërkoi nga kryetari i komisionit, Vllatko Gjorçev që t’u kërkojë falje deputetëve dhe qytetarëve për nënçmimet e tij, në lidhje me deklaratën e tij të ditës së premte.

Në seancë është i pranish edhe prokurori i përgjithshëm, Marko Çvrlevski. Pas përfundimit të diskutimit të PSP-së, deputetët do të duhet të diskutojnë edhe për raportin e Prokurorisë Themelore Publike./Telegrafi/

Exit mobile version