Site icon Telegrafi

Ka vazhduar gjyqi për vdekjen e lehonës, Maja Kadieva, dhe fëmijës së saj

Ka vazhduar gjykimi për vdekjen e lehonës, Maja Kadieva, dhe fëmijës së saj me dëshminë e Aleksandra Mançevski, kamarier që u ka shërbyer mjekëve natën kritike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pohoi se dy anesteziologët kanë qenë në kafene dhe kanë pirë alkool para se të ndodhë lindja e fëmijës. Ai ka shtuar se mjekët kanë ardhur në kafene thuajse të dehur.

Megjithatë, drejtoi i spitalit mohoi këto pohime të kamarierit, duke thënë se mjekët nuk kanë qenë të dehur dhe se do të jep dorëheqje nëse duhet.

Për vdekjen e lehonës, Maja Kadieva, dhe fëmijës së saj, rast i ndodhur para 17 muajsh, të akuzuar janë një anesteziolog dhe dy gjinekologë. Anesteziologu tjetër i akuzuar ka ndërruar jetë para se të fillojë procesi gjyqësor./Telegrafi/

Exit mobile version