Site icon Telegrafi

Ka shumë gjëra që mund t’i mësoni nga kanakari juaj shtëpiak

Ekziston arsyeja përse të gjithë qentë i quajmë miq më të mirë dhe përse shumica nesh i trajton me respekt dhe dashuri

Thjesht jeni të lumtur kur kjo kafshë ndodhet në afërsinë tuaj. Gëzimin të cilat qentë e tregojnë gjatë jetës së tyre, thjesht është infektues, transmeton Telegrafi.

Në botë, me siguri nuk ekziston edhe një kafshë tjetër, e cila vlerësohet aq shumë siç është qeni. Aq më tepër, për dallim nga njerëzit, qentë përballen me shumë gjëra, dashurojnë dhe jetojnë me sinqeritet në të tashmen.

Energjia e tyre gjithashtu bartet tek ne, për ç’shkak të gjitha përvojat dhe problemet tona për një kohë të shkurtër zhduken, na rikujtojnë thjeshtësinë e ekzistencës.

Qe si të mësoni ta jetoni të tashmen:

▪ Përqendrojeni mendjen tuaj në leksionin momental.
▪ Ndieni jetën dhe kënaquni me të derisa zgjat.
▪ Mësoni teknikat e relaksimit në mënyrë që të mund t’i “shkyçni”.
▪ Kujdesuni për rrethin tuaj: tingujt, aromat, atmosferën…
▪ Me kujdes dëgjoni bisedat, muzikën, madje edhe heshtjen e njerëzve të tjerë.
▪ Kënaquni me ushqimin dhe pijen tuaj, në çdo kafshatë.

Përparësitë e jetesës së këtillë:

▪ Vendosni lidhshmëri më të fortë me mendimet dhe ndjenjat tuaja.
▪ Ndieni sikur lidhshmëria juaj me njerëzit e tjerë bëhet gjithnjë e më e fuqishme.
▪ Ndieni respektimin dhe kënaquni me jetën.
▪ Nëse jetoni jetën me mushkëri të plota, ajo nuk do të kalojë pa u vërejtur.
▪ Do të ndiheni më shumë të përqendruar, më qetë dhe më me gjallëri.
▪ Do të brengoseni më pak dhe pothuajse fare nuk do të frikësoheni. /Telegrafi/

Exit mobile version