Telegrafi

“Ka shumë gjëra nga të cilat duhet të shërohem”, Britney Spears flet pas pezullimit të babait të saj nga kujdestaria

Foto: Getty Images

Ylli i muzikës pop, Britney Spears, është gati të shërohet mes ndryshimeve të shumta në jetën e saj.

Këngëtarja e “Piece of Me”, e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari të mbikëqyrur nga babai i saj, Jamie Spears, duket se po lirohet plotësisht.

Më 12 gusht, Jamie tha se do ta japë dorëheqjen si kujdestar i së bijës dhe më 29 shtator u zëvendësua nga avokati John Zabel.

Britney Spears (Foto: Jason LaVeris/FilmMagic)

Derisa Britney është ende duke punuar drejt qëllimit përfundimtar për t’i dhënë fund përgjithmonë kujdestarisë, ajo bëri një postim në rrjete sociale duke u treguar fansave se si është emocionalisht.

Duke ndarë një imazh të nje peme, aktorja shkroi: “Edhe pse ka ndryshime dhe gjëra për të festuar në jetën time, ka akoma gjëra nga të cilat duhet të shërohem”.

Lexo po ashtu Babai i Britney Spears, Jamie pezullohet nga roli i kujdestarit

“Fatmirësisht kam një sistem të mirë mbështetës dhe po marrë kohë për të kuptuar se është mirë të ngadalësosh dhe të marrësh frymë. Vetëm përmes dashurisë për vetën mund të lutem, të mbështes të tjerët në rikthim”.

Jamie Spears (Foto: Getty Images)

Gjykata ndërkaq vendosi që babai i saj, Jamie, të pezullohet menjëherë teksa seanca e radhës do të mbahet më 12 nëntor.

Gjithashtu, rreth 200 deri në 300 #FreeBritney mbështetës të të gjitha moshave u mblodhën jashtë gjykatës Stanley Mosk në Los Angeles, Kaliforni për të shprehur përkrahjen e tyre për këngëtaren. /Telegrafi/

Britney Spears (Foto: Getty Images)