Site icon Telegrafi

Ka shumë borë në tokë? Majmunët në Japoni kanë gjetur një mënyrë kreative për të udhëtuar! (Video)

Një grup majmunësh që u ngjitën nëpër tela të telefonave midis shtëpive kanë lënë shumë njerëz të habitur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për xhirime të marra në Mutsu, vend në Japoni i cili ishte mbuluar nga bora.

Pamjet e jashtëzakonshme thuhet të jenë parë me miliona herë.

Një grua ka thënë se majmunët herë pas here mund të shihen në këtë zonë, por kjo ishte hera e parë që ajo ka parë një skenë të tillë.

Mutsu është një qytet i vendosur në Prefekturën Aomori, Japoni. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=doq2DepwWIk

Exit mobile version