Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, të cilin e kanë shuar tre zjarrfikëse.
“Apartament ne katin e pare në bulevardin AÇPM numër 68. Është intervenuar me tre makina zjarrfikëse me 12 zjarrfikës. Nuk lejohet përhapja e zjarrit në banesat fqinje. Evakuimi është bërë në kohë. Nuk ka persona të lënduar. Është shkaktuar vetëm dëm material”, ka thënë për AIM, Zvonko Tomeski.
Ai shtoi se një ekip policor është thirrur për të përcaktuar shkakun e zjarrit.