Site icon Telegrafi

Ka shkuar në punë me tren afërsisht 8000 herë, Biden pritet të veproj njëjtë edhe në ditën e inaugurimit si president

Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden and his wife Jill Biden, right, speaks with invited families aboard an Amtrak train, Wednesday, Sept. 30, 2020, as it makes its way to Alliance, Ohio. Biden is on a train tour through Ohio and Pennsylvania today. (AP Photo/Andrew Harnik)

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden mund të kthehet në kryeqytet për ceremoninë e inaugurimit në mënyrën se si kishte udhëtuar gjatë gjithë kohës nga shtëpia në punë: Në një tren Amtrak nga Wilmington, Delaware në Washington, DC.

Do të ishte një moment i përshtatshëm për njeriun që bëri afërsisht tetë mijë udhëtime vajtje-ardhje në të njëjtën rrugë gjatë kohës sa ishte senator dhe nënpresident – duke e fituar atë monikerin “Amtrak Joe” – dhe i cili katër vjet më parë u largua nga Uashingtoni me tren në ditën e fundit si nënpresident, raporton cnn.

Ekipi i inaugurimit të demokratit po shikon mundësinë që ai të shkojë më 20 janar me tren në Uashington, ku do të betohet si president i ri i SHBA-së.

Plani, i raportuar së pari nga Axios, është larg përfundimit dhe ka një pasiguri të madhe rreth të gjithë planifikimit të inaugurimit duke pasur parasysh pandeminë e coronavirusit, paralajmëruan demokratët.

Një zëdhënës i komitetit përurues të presidencës së Bidenit nuk pranoi të komentonte këtë lajm.

Ndryshe, Joe dhe gruaja e tij, Jill Biden kishin udhëtuar me tren së fundi më 30 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version