Telegrafi

Ka shënuar mbi 50 gola edhe pse është mbrojtës, Ramos zgjedh golin më të bukur në karrierën e tij

Sergi Ramos është nga ata mbrojtës që shifrat e tij do t’i kishin lakmi të gjithë, pasi ai shumë shpesh edhe di të shënojë.

Për të do të publikohet një dokumentar, ku ai ka rrëfyer shuam gjëra rreth jetës, por edhe të qenit yll i futbollit.

Rams ka zbuluar se goli më i mirë, apo i karrierës ishte ai i shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid, që fituan në vazhdime 4-1.

Sergio Ramos (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Ramos e kishte barazuar rezultatin në kohën shtesë.

“Kanë kaluar pesë vite, por më duket sikurse ka ndodhur dje. Në futboll koha kalon shumë shpejt por akoma emocionohem”.

“Kemi shkruar historinë e klubit tonë edhe sepse kishim shumë kohë që nuk e kishim fituar Ligën e Kampionëve, për mua ishte e para”.

“Pas atij goli i thashë mamasë sime të ndodhë çfarë të ndodhë tani do vdes i qetë.

“Ky është goli më i mirë dhe goli i karrierës sime”, ka thënë Ramos.

Ai nuk harron ta falënderojë Luka Modricin për harkimin e bukur, duke i thënë “Faleminderit vëlla!”. /Telegrafi/