Komuna e Tetovës largoi disa kioska për të liruar hapësirat publike. Por pse u larguan vetëm disa, ndërsa disa tjera vazhdojnë të funksionojnë nëpër trotuare.
“Në çdo veprim që e bëjmë mund të akuzohemi se jemi selektiv, por atë që mund tu garantojmë qytetarëve se në vitin 2024 edhe këtë problematik do ta zgjedhim. Do ta zgjedhim në atë drejtim që mos akuzohemi se dëmtojmë bizneset dhe gjithçka ça ka të bëj me hapësirën publike ne do të vazhdojmë që ta lirojmë dhe t’i përshtatim hapësirat publike në shërbim të të gjithë qytetarëve”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.
Kasami thotë se largimi kioskave është bërë pasi ato nuk e kanë pasur të rregulluar çështjen me komunën.
“Me largimin e kioskave ne kishim shumë kritika se dëmtojmë bizneset, se u marrim bukën e gojës e kështu me radhë. Ne vazhduam që të lirojmë hapësirat publike në pjesën e kioskave me të cilat ne nuk kemi pasuar asnjë relacion formal. Ata kanë vazhduar që t’i shfrytëzojnë, kanë vazhduar që të marrin qira nga to dhe nuk e kanë pasur të rregulluar çështjen me komunën si pronar i hapësirave publike dhe si menaxhues me pronën publike”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës
Ndryshe opozita akuzoi se Komuna e Tetovës në vend që ta largojë kryqin në Kodrën e Diellit i cili është vendosur pa leje, po dëmton bizneset edhe atë në mënyrë selektive.