Telegrafi

I ka rritur flokët për 13-vjet: Ja kur e ka ndërmend t’i pres (Foto)

Rregullimi, prerja dhe tretmanët e ndryshme te stilisti i flokëve, janë gjërat që femrat i bëjnë shpesh dhe me shumë përkushtim.

Por, një femër nga Rusia, ia ka ndaluar vetës këtë dhe për 13 vjet nuk e ka vizituar ndonjë sallon ondulimi.

Dashik Gubanova Frecke, e cila ka flokë ngjyrë kafe me një kualitet të lartë, nuk i ka prerë që nga viti 2003.

Ajo parapëlqen që flokët të ‘rriten në mënyrë natyrale dhe të formësohen ashtu si duan’.

Flokët e vajzës që është quajtur ‘Rapunzel e ditëve të sotme’, po pëlqehen shumë, meqë ajo ka mbi 16 mijë ndjekës në Instagram, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, Frecke ka treguar edhe kur do t’i presë flokët.

“Sapo që majat e fijeve të më prekin gishtat e këmbëve, do t’i presë”, ka thënë ajo, duke shtuar se më pas do t’i falë për bamirësi. /Telegrafi/