Site icon Telegrafi

Ka rritje të turistëve, çmimet e larta të pritshme, thotë kreu i shoqatës së turizmi në Shqipëri

Kryetari i shoqatës së turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi thotë se në krahasim me vitin 2019 ka një rritje të turistëve me 7 për qind.

Sipas tij, ky është një bilanc pozitiv në këtë mes sezoni, ndërsa rritja e çmimeve ishte e pritshme pas rritjes së energjisë, karburantit dhe produkteve të tjera.

“Folët për çmime të cilat arrin deri në 350 euro nata për hotelet. Për ne kjo është gjë pozitive pasi tregon që kemi përmirësuar standardet e shërbimit. Po flasim për disa hotele të cilat kanë standarde ndoshta dhe me të mira se sa hotelet që janë në Greqi dhe këta mund ta mbajnë çmimin jo 350 euro, por edhe më shumë”, u shpreh kreu i shoqatës së turizmit për Euronews Albania.

Lexo po ashtu Çmimet e larta, Vlora gati e boshatisur në mes të sezonit turistik

Sipas tij ky do të jetë një vit më i mirë se të tjerët që lamë pas dhe nuk gjykon se ka një ulje të numrit të turistëve.

“Kemi pasur lëvizje të jashtëzakonshme gjatë muajit qershor që nuk kanë qenë muaj të mirë në përgjithësi”, sqaroi Topuzi. /Euronews Albania/

Exit mobile version