Portieri i Interit, Samir Handnovic, duket se i ka rënë pishmanit që u transferua te Interi nga Udinese në vitin 2012.
Slloveni e ka pranuar se gjërat te Nerazzurrët nuk kanë shkuar ashtu siç ka pritur ai.
“Çfarë bilanci i jepni këtyre 4 sezoneve në Milano? Nuk ka shkuar ashtu siç e prisja dhe nuk jam i kënaqur. Nëse them të kundërtën do gënjeja. Interi është një klub i madhe dhe duhet të fitojmë, gjë qe nuk e kam arritur akoma”.
“Çfarë ka munguar? Kanë qenë shumë faktor që nuk na kanë lejuar të arrijmë atë që dëshironim, është ndërruar dy herë pronësia, shumë lojtar kane ikur, shumë kanë ardhur, trajner që janë ndërruar shpesh”.
“Për të ndërtuar një skuadër fituese duhen të paktën dy apo tre vite punë nga të gjithë dhe mos të ketë shumë ndryshime, unë nuk besoj te mrekullitë brenda një nate”, ka thënë Handanovic. /Telegrafi/