Telegrafi

Ka refuzuar të luajë kundër Leverkusenit – Naby Keita do t’i vuajë pasojat

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita, pritet të ndëshkohet për refuzimin e tij për të marrë pjesë në ndeshjen e Werder Bremenit në Bundesligë kundër Bayer Leverkusenit, pasi u informua se nuk do ta fillonte ndeshjen.

Keita ka kaluar nëpër një sezon zhgënjyes pas largimit të tij nga Anfield verën e kaluar. Ai është paraqitur vetëm pesë herë në ligë, me 106 minuta gjithsej, pasi është rrënuar nga lëndimi.

29-vjeçari u kthye nga lëndimi i tij i fundit në mars dhe mori dy paraqitje zëvendësuese në pesë ndeshjet e fundit të Bremenit.

Lexo po ashtu Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Por, përpara ndeshjes së tyre përballë Leverkusenit, mesfushori refuzoi të bashkohej me shokët e tij të skuadrës dhe tani do të përballet me ‘pasojat’ për veprimet e tij.

“Naby Keita zbuloi se nuk do të luante kundër Leverkusenit që në fillim, ai vendosi të mos hipte në autobus dhe të shkonte në shtëpi”, ka thënë drejtori i Bremenit, Clemens Fritz, përpara ndeshjes të së dielës.

“Ne do të flasim me Keita dhe agjentin e tij për pasojat dhe se si të vazhdojmë”.

Lexo po ashtu Granit Xhaka vihet në siklet nga Frimpong kur ia bën pyetjen për Arsenalin

Mesfushori nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me klubin gjerman pasi kontrata e tij skadoi në Anfield verën e kaluar. Ai ishte bashkuar me Reds për 50 milionë euro në verën e vitit 2017.

Keita luajti sezonin 2017-18 në Gjermani me RB Leipzig përpara se të mbërrinte në Merseyside sezonin e ardhshëm. Ai ishte lojtari i parë që veshi fanellën me numër 8 të Liverpoolit pas Steven Gerrard dhe vazhdoi të luajë 129 herë në pesë sezone për klubin e Anfield, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë shtatë asistime. /Telegrafi/