Site icon Telegrafi

A ka qenë PPD degë e LSDM-së në Tetovë? (Dokument)

Në PPD nuk është qetë! Redaksisë së Telegrafit në Maqedoni i ka mbërritur një komunikatë e nënshkruar nga Muhamed Halili, komisioni për informim në PPD ku në mes tjerash thuhet ”Takimin e Zoran Zaev dhe Aliti Junior PPD e vlerëson si vazhdim i dashurisë së vjetër mes dy partive që nga Koha e tandemit Branko Cërvenkovski-Aliti senior kur PPD atëherë dukej si degë e LSDM-së në Tetovë e jo si parti politike” thuhet në mes tjerash në komunikatë.

Në të njejtën komunikatë kritikohet Zoran Zaev se pse pranon të takohet me kryetarin e PPD pasi vendimi i gjykatave për emërimin e Faton Alitit kryetar është preseden i 25 viteve pluralizëm në Maqedoni.

Kujtojmë se Partia për Prosperitet Demokratik viteve të fundit ka pasur probleme organizimi dhe ka ndërruar disa kryetarë.

Komunikata i është drejtuar Telegrafit në Maqedoni në gjuhën maqedone./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version