Ndërsa tashmë kemi mësuar shumë për të dyshuarin e ndaluar për atentatin e dukshëm, disa nga detajet rreth vetë incidentit mbeten të paqarta.
Ndër pyetjet që ende nuk kanë marrë përgjigje është nëse ai në të vërtetë qëlloi drejt Trumpit përpara se të ikte dhe më pas të kapej.
“Ne nuk jemi të sigurt për momentin nëse individi ishte në gjendje të gjuante agjentët tanë”, tha Rafael Barros nga Shërbimi Sekret, shkruan skynews.
“Ne e dimë se një pushkë e stilit AK-47 dhe një videokamerë GoPro u gjetën në shkurret ku fillimisht u vu re i dyshuari”, shtoi ai.
Së fundmi, edhe FBI ka deklaruar se ish-presidenti ishte subjekt i një “tentative të dukshme vrasjeje” në klubin e tij të golfit në Florida.
Megjithatë, gjendja shëndetësore e Trumpit mbetet e mirë dhe ai është i sigurt. /Telegrafi/