A është i sigurt për shëndetin depilimi i hundës? Nëse më herët i keni eliminuar qimet nga trupi – e dini se sa dhembje shkakton
Pikërisht, dhembja mund të jetë e paimagjinueshme, posaçërisht nëse qimet i eliminoni me dyllë nga vetullat dhe buza e sipërme, transmeton Telegrafi.
Dhe ky është me siguri shkaku që miliona njerëz janë të fascinuar me këtë video të blogeres e cila depilon brendësinë e hundës së vet.
Sepi Balini ka vendosur që të depilojë qimet nga hunda, ndërkaq rezultati është goxha i tmerrshëm.
Kozmetisti më parë në vrima të hundës vë shkopth druri të zhytur në dyllë, pastaj kap urën e hundës së saj dhe në fund shpejt nxjerr shkopthin.
Sepi gjithashtu ka sqaruar që depilon vetëm pjesën e përparme të hundës, por jo edhe qimet të cilat gjenden pas, sepse e di se sa janë ato të rëndësishme.
A post shared by Sepi Balini (@makeupbysepi) on
Megjithatë, shumica pas shikimit të videos kanë pyetur sa është i sigurt eliminimi i qimeve nga hunda?
Gjykuar sipas dermatologëve, qimet në hundë pengojnë pluhurin dhe grimcat e shumta të tmerrshme që të mos depërtojnë në organizmin tonë.
Me atë rast, indi i ndjeshëm brenda hundës nuk mund të përballojë depilimin në mënyrën në të cilën mund ta përballojë lëkura, sepse nuk ekziston shtresa mbrojtëse e qelizave të vdekura.
Megjithatë, nëse keni probleme estetike për shkak të qimeve në hundë, ekspertët rekomandojnë shkurtimin e tyre me gërshërë të vogla, por assesi depilimin, sepse mund të çojë në inflamacion dhe në krijimin e vragave brenda hundës. /Telegrafi/