Kurth i pabesueshëm efikas për miza të cilin mund ta bëni vetë në shtëpi për disa minuta.
E gjitha që ju duhet janë një banane dhe disa gjëra të cilat i keni në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Kurthet për miza mund blihen. I dini ato shirita me ngjitës të cilat qëndrojnë varur me plot miza dhe me insekte të tjera dhe duken sikur pjacë e ndonjë qyteti mesjetar?
E pra, në shtëpi mund të bëni diçka të ngjashme, por që me shumë elegancë dhe shumë më të mirë. Dhe nuk duket e tmerrshme!
Ja çfarë ju duhet, pos ujit.
Merreni një shishe të zbrazët plastike.
Qitni pak sheqer për të mbuluar fundin e shishes.
Pritni disa copëza banane. Vendosni mbi sheqer.
Qitni mjaft ujë dhe mbulojeni të gjithën dhe përzieni derisa të bëhet homogjene.
Hiqeni kapakun nga pjesa e sipërme e shishes dhe vendoseni me grykë teposhtë.
Kurthi është gati, ndërkaq në fotografi shihet se si punon mirë.
Është pamje e tmerrshme, mirëpo mundeni edhe të merrni shishe joprovide apo të ngjitni diçka që të mos shihen mizat.
Gjithsesi është më i mirë sesa shiriti me ngjitës, i cili rri varur mbi kokë me plot miza. /Telegrafi/