Pavarësisht infrastrukturës që mund të mos jetë edhe aq e përshtatshme në disa raste, shërbimet mjekësore në vendin tonë ofrohen vazhdimisht.
Shërbimet mjekësore për banorët e zonës së Krushës së Madhe tashmë do të ofrohen në objektin e renovuar të QMF-së, pasi tashmë është bërë përfundimi i punimeve për renovimin e hapësirave të brendshme të QMF-së në Krushë të Madhe.
Kjo Qendër e Mjeksisë Familjare falë infrastrukturës që është përmirësuar dukshëm, tashmë do të ofrojë shërbime cilësore sipas të gjithave standardeve për të gjithë ata që e vizitojnë këtë QMF, ndërsa përveç qytetarëve edhe profesionistët shëndetësorë do të kenë kushte të favorshme për të ofruar shërbime sa më cilësore. /Telegrafi/