Site icon Telegrafi

Ka përfunduar takimi i parë i Komisionit “ad hoc”

Sot zyrtarisht filluan punën tre nga pesë anëtarët e komisionit “ad hoc” për përcjelljen e mediave gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e parë morën pjesë vetëm tre anëtarë edhe atë, Slagjana Dimishkova, Cvetin Çilimanov dhe Lubomir Kostovski, kurse anëtari i katërt Goran Trpenoski ka munguar.

“Sot për herë të parë u takuam dhe u morëm vesh për mënyrën se si do ta zgjedhim të pestin, përkatësisht u morëm vesh për metodologjinë dhe do të jetë me konsensus. Kemi vendosur të jetë me thirrje publike dhe afati i fundit për aplikim është ditën e diel”, u shpreh Sllagjana Dimishkova, anëtare e komisionit “ad hoc”.

Dimishkova siguroi se punën e vlerësimit të mediave, ky trup do ta bëjë në mënyrë objektive, ndërsa vendimet do të merren më unanimet.

Por, kreu i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, thotë se ky proces do nuk do të ketë besueshmëri.

Kjo për arsye siç thotë ai, sepse politika vendosi gazetarët që ajo parapëlqen, për të vlerësuar punën e gazetarëve.

“Këta gazetarë që kanë marrë këtë rol të turpshëm, që të vlerësojnë punën e gazetarëve koleg, në një mënyrë përfaqësojnë interesa partiake dhe nuk kanë besueshmëri profesionale e as morale, që të vlerësojnë punën e gazetarëve. Parashtrohet pyetja se ata, a janë ekspert partiak gazetar apo përfaqësues të mediave, ose kombinimi 3 në 1”, ka thënë Naser Selmani, kryetar i shoqatës së gazetarëve.

Sipas Selmanit, edhe distancimi i BDI dhe PDSH, për të mos caktuar përfaqësues të vetin në këtë trup, nuk është vendim korrekt./Telegrafi/

Exit mobile version