Site icon Telegrafi

Ka përfunduar takimi mes partive politike shqiptare në Maqedoni (Video)

Pas takimit të liderëve të partive politike, Ali Ahmeti ka thënë se takimi i sotshëm ishte në vazhdimësinë e konsultimeve që kanë pasur partitë politike shqiptare. Ai shtoi se është kërkuar që takimet me fqinjët të bëhen të rregullta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti ka thënë se gjatë takimit të sotshëm u bë një balancë e të gjitha programeve të partive politike dhe u konstatua se një pjesë e atyre përcaktimeve tashmë janë përfshirë në programin qeveritar.

Kryetari i BDI-së ka përshëndetur pjesëmarrjen e përfaqësuesit të PDSH-së, Luan Tresi dhe sipas tij, pjesëmarrja e PDSH-së në këto takime është pozitive./Telegrafi/

 

Exit mobile version