Ronald Koeman do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës edhe për dy vite të tjera.
Trajneri holandez e drejtoi edicionin që sapo u mbyll Barcelonën, por e ardhmja e tij ishte në dyshim.
Megjithatë agjentët e trajnerit holandez kanë zhvilluar një takim me presidentin e ri të Barcelonës, Joan Laportan.
Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka konfirmuar se ka një marrëveshje mes palëve dhe Koeman do të vazhdoj ta drejtoj Barcelonën.
58-vjeçari do të qëndrojë në krye të katalunasve edhe për dy sezone të tjera, pasi kontrata e tij do të jetë deri në qershor të vitit 2023.
Ronald Koeman STAYS at Barcelona, confirmed. Koeman agents were ‘confident’ since one week and now the agreement is imminent. Joan Laporta decided to continue with Koeman as manager next season. Here we go. 🔵🔴🇳🇱 #FCB #Barcelona #Koeman
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 3, 2021
Barcelona synon që të rikthehet te titujt e rëndësishëm, pasi qëllimi kryesor i katalunasve është që vitin tjetër ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë që këtë edicion nën udhëheqjen e Koeman, Barcelona arriti ta fitoj Kupën e Spanjës. /Telegrafi/