Site icon Telegrafi

Ka përfunduar seanca e parë dëgjimore për rastin ”Arka” të PSP-së në Shkup

Pas katër orësh dëgjim në Gjykatë themelore Shkupi 1, ka përfunduar marrja në pyetje e tre të dyshuarve të rastit ”Arka”. Nga gjykata ka dalë fillimisht prokurori special Artan Ajro, pastaj edhe avokati Nikolla Dodevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajro nuk dha ndonjë detaj për mbarvajtjen e dëgjimit, e as që arsyetoi se përse PSP-ja ka kërkuar ndërrimin e gjyaktëses për këtë lëndë.

Lexo po ashtu PSP-ja kërkon ndërrimin e gjykatëses në rastin ”Arka”

Avokati Dodevski u përgjigj shkurtë se përgjigje për kërkesat e PSP-së duhet të kërkohen në prokurori, duke përmendur se klientët e tij janë paraqitur në gjykatë, por pa përmendur emrat e tyre.

Përndryshe, në rastin ”Arka”, të dyshuar janë tre persona nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe një person nga MPB-ja. Ata dyshohen për dëmtim të buxhetit të shtetit për 860.000 euro. Në këtë lëndë përmendet edhe emri i Kosta Krpaç, i cili nuk dihet ende nëse u vra, apo u vetëvra./Telegrafi/

Exit mobile version