Telegrafi

Ka përfunduar Java e promovimit të Shëndetit

Gjatë kësaj jave, janë realizuar aktivitete në komunat : Prishtinë- Shkolla Fillore “Hasan Prishtina”, Pejë- Shkolla Fillore “Tetë Marsi”, Prizren- Shkolla Fillore “Lidhja e Prizrenit”, Gjakovë- Shkolla Fillore “Ylli Morina”, Gjilan- Shkolla Fillore “Thimi Mitko”, Ferizaj- Shkolla Fillore “Jeronim De Rada” dhe Mitrovicë- Shkolla Fillore “Migjeni”. Për informata më të hollësishme në lidhje me ecurinë e Javës së promovimit të Shëndetit, mund të kaloni në profilin e projektit në facebook : "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur" ose në youtube : “DentinGroup”

Me përfundimin e Javës së promovimit të Shëndetit, fillon edhe realizimi i fazës e dytë dhe të tretë i projektit "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur" që deri në fund të vitit shkollor 2012-2013, do të përfshijë mbi 130 mijë nxënës, përkatësisht rreth 250 shkolla fillore dhe të mesme të rajonit të Prishtinës, si në : Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe Lipjan, tha Xheladin Ujkani- ideator dhe udhëheqës i projektit.

KNSHPSH, po ashtu, ka miratuar kërkesën e Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi- KISCOMS, për vazhdimin e projektit "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur", edhe gjatë vitit shkollor 2013-2014, në të gjitha rajonet e tjera të Kosovës, si në rajonin e Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajit.

Faza e I-rë, e cila përfshin Institucionet parashkollore është mbështetur nga Klinikën Dentare "Dent-In", ndërsa faza e dytë në Institucionet e arsimit fillorë dhe të mesëm të rajonit të Prishtinës, mbështetet edhe nga Kompania e Sigurimeve "ILLYRIA" si dhe nga Banka Raiffeisen në Kosovë;

Sponsor medial të projektit janë Portali Informativ Telegrafi.com
dhe Radiotelevizioni 21.