Site icon Telegrafi

Ka përfunduar 67 herë në polici, 12 vjeçari shqiptar thyen rekorde për vepra penale

Ergysi, i moshës 12 vjeç kryeson rekordin prej 67 herësh i shoqëruar në komisariate. Derisa të mbushë 14 vjeç, si shumë të mitur të tjerë që janë kthyer hajdutë, ai nuk mund të arrestohet.

Gjyqtari për të miturit Bedri Qorri thotë se fëmijët përherë e më shumë po vërehen si autorë ngjarjesh.

Deri më tani, sipas vendimeve të gjyqtarëve në të gjithë Shqipërinë gjenden aktualisht nën shërbim prove 167 të mitur kryesisht për vjedhje dhe shpërndarje droge.

Top Channel ka transmetuar disa pamje ku duken tre fëmijë që vjedhin biçikletën e një zyrtari, grupe të miturish po shfaqen përditë e më shumë duke vjedhur me synimin për të fituar para për drogë.

Por ende nuk është ngritur institucioni i riedukimit për fëmijë që pas kodit penal duhet të funksiononte. Gjykata këmbëngul se megjithë vendimet që shpallen ndaj të miturve midis moshës 14 deri në 18 vjeç, vërehet se ata po kthehen përsëritës.

Exit mobile version