Telegrafi

“Ka përdorur spraj se është ndjerë i dhunuar”, flet avokati i rusit

Demir Çiftja, avokati i shtetasit rus Mikhail Zorin, në një deklaratë për mediat pas vendimi të gjykatës tha se klienti i tij nuk e pranon këtë vendim dhe kërkon një masë më të butë.

Avokati kryesisht i caktuar nga shtetit u shpreh se ka kërkuar nga prokuroria që të njihej me materialet por nuk i janë vënë në dispozicion. Ai tha se shtetasi rus e kishte përdorur sprajin ndaj ushtarëve pasi është ndjerë i kërcënuar për momentin.

Lexo po ashtu Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh

“Klienti pretendoi se i kanë dhënë deklarimet, për momentin janë sekret hetimor, do t’i ngelë hetimit kjo situatë në të ardhmen. Nuk jam në dijeni nëse kanë bashkëpunuar me autoritete shqiptare, jam avokat i caktuar nga gjykata, ai sqarimet i ka dhënë. I mbrojturi prej meje ka debatuar me dy punonjësit që kanë qenë rojë, ka përdorur një spraj me piper sepse është ndjerë i dhunuar për momentin, kjo ka qenë ngjarja”, ka thënë avokati.

“Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por Prokuroria i bie shkurt dhe thotë se akuzën tonë e kemi të bazuar në prova. Klienti im nuk e pranon vendimin, kërkon masë më të butë. Askush deri tani nuk më ka kontaktuar as nga ambasada ruse as nga ajo ruse për të pyetur për klientin tim”, tha ai. /Euronews Albania/