Telegrafi

Ka pasur ndërhyrje në selektimin e veteranëve të UÇK-së

Kreu i komisionit Agim Çeku ka pohuar se procesi i selektimit ka pasur ndërhyrje të vogla. Megjithatë sipas tij ato janë të izoluara duke u shprehur i bindur se në fund manipulimet nuk do të ketë, transmeton KTV.

Por sipas Çekut nëse një gjë e tillë ndodh atëherë janë përgjegjësit të cilët do të përgjigjen për veprat e tyre penale nëse bëjnë padrejtësi gjatë aplikacionit.

Kryetari Çeku ka shtuar se nëse përgjegjësit e luftës mendojnë se listat të cilat kanë ekzistuar deri më tani do të merren për bazë kanë gabuar ngase sipas tij asnjë nuk është relevante dhe fjalën e tij siç ka thënë përfundimtare do ta jep komisioni për tri kategoritë e dala nga lufta.

Ndërsa ka sqaruar edhe njëherë se edhe pjesëtarët të FARK-ut do të hynë në kategorinë për të cilën pretendojnë se kanë kontribuuar gjatë luftës. Çeku ka shtuar se nuk do të ndërhyjë për t’i bindur veteranët të cilët kanë heqë dorë në marrjen pjesë të pesë vjetorit të pavarësisë.

Duke folur për Këshillin Drejtues të PDK –së është shprehur i kënaqur me votat e marra ndërkaq nuk pret ndonjë pozitë në Kryesinë e re të kësaj partie. /Telegrafi/