Telegrafi

Ka pamjen e një filloristi, por është 26-vjeçar (Video)

Shin vuan nga “Sindromi Hailander” që bën fytyrën e tij me faqe të mbushura, të jetë pa qime, kurse trupi të mos jetë më i gjatë se i një 14-vjeçari.

Djaloshi me zë të hollë dhe pamje simpatike, është shumë i dashur nëpër klube të natës, ku vallëzon dhe pi birra gati çdo natë.

Por, shumë herë atij i është kërkuar letërnjoftimi, sepse askush nuk besonte se ai është i lindur në vitin 1986.

Së fundmi, televizioni Koreaboo ka bërë një dokumentar për të, duke e treguar në forma të ndryshme, prej pizhameve deri te veshjet serioze.  

/Telegrafi/