Telegrafi

Ka një viktimë: Ja pamjet kur autobusi merr flakë në Krujë (Video)

Një autobus nga Vlora, që ishte nisur për ekskursion në Krujë, ka marrë flakë në qendër të qytetit. Autobusi ishte në lëvizje kur mori flakë.

Fillimisht u raportua se ishte një autobus me fëmijë që po bënin ekskursion në Krujë.

Më vonë policia deklaroi se në autobus kishte besimtarë të Kishës Ortodokse.

Një grua ka humbur jetën pasi nuk doli dot jashtë autobusit.

Ndërkohë flitet për 12 të plagosur.

Shumica e pasagjerëve ishin femra.

Ata janë nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

“Flakët kanë përfshirë në mënyrë shumë të shpejtë autobusin dhe kanë shpërthyer nga brenda”,informon kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

“Gruaja që vdiq nuk pati kohë të dilte nga autobusi”.

Zjarri dyshohet se ka qenë aksidental.