Telegrafi

Ka një vend të vogël në Florida ku shumë njerëz besojnë se “mund të flasin me të vdekurit”

Pikërisht kur dikush mendon se më në fund e njeh Floridën, vjen një lajm interesant për këtë vend.

Pikërisht afërsisht 50 milje larg parqeve të Orlandos, Cassadaga është një enklavë, ku një pjesë e madhe e banorëve pretendojnë se mund të komunikojnë me të vdekurit, përcjell Telegrafi.

Cassadaga është shtëpia e Kampit Spiritualist të Casadaga-s Jugore, një komunitet i themeluar rreth lëvizjes fetare Spiritualizëm që “bazohet në parimin e jetës së vazhdueshme”.

Dhe ndërsa nuk ka asnjë numërim zyrtar, thuhet se rreth 15,000 deri në 17,000 njerëz vizitojnë Cassadaga çdo vit – dhe ata vijnë nga e gjithë bota.

Siç thuhet më tej, atje “shpesh njerëzit vijnë duke kërkuar udhëzime dhe shërim dhe kërkojnë zgjidhje ndaj situatave tragjike”. /Telegrafi/