Me siguri njihni dikë që nuk qëndron dot në makinë pa muzikë, nuk punon dot pa muzikë në sfond dhe e ka të pamundur të rrijë në një ambient ku mbizotëron qetësia, më shumë se 5 minuta
Ajo që ndoshta s’dini është se ka një shpjegim psikologjik pas kësaj nevoje.
Sipas ekspertëve, zhurma në sfond shërben si shpërqendrim. Kjo, është një mënyrë e efektshme, ku ne mbushim kapacitetin tonë të vëmendjes deri në maksimum me stimuj të tjerë, në përpjekje për të mos pasur më burime rezervë për gjërat që po përpiqemi të shmangim dhe të mos mendojmë.
Nëse kjo funksionon, njerëzit do të vijojnë ta bëjnë në mënyrë konstante për t’u ndjerë mirë. Kur shpërqendrimi stopon për një moment, njerëzit ndjejnë emocionet negative dhe të pakëndshme të lindin sërish brenda tyre, shkruan Huffington Post.
A mund të bëhet ky zakon i pashëndetshëm në ndonjë pikë?
Zhurmat në sfond është mënyrë shumë e mirë për të menaxhuar emocionet. Nëse ndiheni i mbingarkuar apo i lodhur në ambientin e punës, ju s’do të donit të qanit, prandaj është e nevojshme të dëgjoni dhe të keni diçka që ju shpërqendron.
Gjithsesi, ju nuk do të donit ta ekzagjeronit me shpërqendrimin tuaj, sepse si pasojë, në një moment të dytë do të përballeni me ankthin dhe mendimet që jeni përpjekur të shmangni. Sipas ekspertëve, shpërqendrimi duhet përdorur qëllimisht dhe me masë. Kujtoni që mënyra të tjera efektive mund të jetë një seancë terapie, një aktivitet që ju e shijoni, reduktimi i kafeinës, apo praktika e frymëmarrjes së thellë.
Bën sens që ne të mos duam të kujtojmë gjëra që na shkaktojnë ankth apo emocione të këqija, por nga ana tjetër është e nevojshme të përballemi për t’u shëruar prej tyre dhe jo më për t’u arratisur. Arratisja shkakton stres të shtuar, citon Anabel.
Zhurmat në sfond (një këngë, podcast, tinguj, një program, etj janë tunduese, por ju vijnë në ndihmë vetëm ndonjëherë. Nëse e ndjeni se keni një nevojë urgjente për të vrapuar nga dhoma që t’i shpëtoni emocioneve dhe mendimeve tuaja, është koha për t’u prezantuar me mënyra të tjera përballjeje. /Telegrafi/