Telegrafi

Ka një koleksion të bluzave të ‘Friends’ në H&M

Kanë kaluar më shumë se 15 vjet që ‘Friends’ u larguan nga ekrani, por ndërsa vitet 1990 u kthyen modë, H&M ka përfshirë një linjë të bluzave me temë të ‘Friends’ në koleksion.

Me kalimin e viteve, miliona persona  kanë shikuar shfaqjen, e cila u zhvillua për dhjetë sezone qesharake, nga 1994 në 2004, dhe bëri yje anëtarët e kastit Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer. Përveç shikuesve origjinal që panë shfaqjen kur u transmetua, ka edhe një brez të ri të fansave që shohin shfaqjen tani, transmeton Telegrafi.

Meqenëse Central Perk tani është vetëm një kujtim, ne po ‘përqafojmë’ miqtë tanë me nostalgji duke thënë ” How you doin? ‘ tek bluzat më të mira të ‘Friends’, të disponueshëm tani në H&M.

/Telegrafi/