Site icon Telegrafi

Ka nisur seanca gjyqësore në Colmar-shqyrtohen provat e Serbisë kundër Haradinajt

Ramush Haradinajt, mbrojtjes së tij dhe Gjykatës së Colmarit në Francë, Prokuroria e Beogradit për Krime Lufte do t’ua prezantojë dosjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës, në seancën gjyqësore që ka nisur të mërkurën në orën 11:00.

Haradinaj, sipas Prokurorisë serbe, dyshohet se ka kryer krime ndaj popullsisë civile, në qershore të 1999-s, pasi NATO kishte intervenuar në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Pas seancës së sotme, ku do të prezantohet dosja e Serbisë ndaj ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, javën tjetër pritet të jepet vendimi ndaj tij dhe kërkesës së Beogradit për ekstradim në Serbi.

Kreu i AAK-së ndodhet në Francë, i liruar me kusht, pasi u arrestua në aeroportin e Bazelit, më 4 janar të këtij viti, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nga viti 2004.

Exit mobile version