Site icon Telegrafi

Ka nisur prodhimi i ‘airbags’ në Maqedoni

Në zonën teknologjike-industriale të Kërçovës ka filluar me punë fabrika për prodhimin e jastëkave të ajrit, që njihen si ‘airbags’, për marka të njohura të automobilave, transmeton Telegrafi.

Ky investim është bërë nga kompania amerikane ”Key Safety Systems”, ndërkaq reparti prodhues ka 13600 metër katrorë, ku numri i të punësuarve prej 230, duhet të arrij në 1000 në periudhën që vjen.

Menaxhmenti i kompanisë paralajmëroi prodhimin e rreth tre milionë jastëka për këtë vit, d.m.th gjashtë milionë për vitin 2017, kurse prodhimi i parë është destinuar për prodhuesit me renome të automobilave si: Shkoda, Volkswagen, Toyota, BMW, Porche dhe Jaguar./Telegrafi/

Exit mobile version