Yjet aziatikë dhe ata botërorë arritën në Shangai, me rastin e hapjes së festivalit të përvitshëm të filmit në këtë qytet.
Disa prej emrave më të mëdhenj të kinematografisë aziatike ishin prezentë në këtë mbrëmje, përfshirë këtu yllin e Kong Fu-s, Jackie Chan, aktorin amerikan Bradley Cooper dhe aktoren e njohur kineze Fan Bingbing, transmeton Express i KTV-së.
Qilimi i kuq i shtruar me këtë rast u hijeshua edhe nga prezenca e një sërë yjesh ndërkombëtare si, aktori veteran Ian Mckellen dhe aktorja italiane Maria Grazia Cucinotta.
Më shumë se 2.400 filma do të ekranizohen sivjet si pjesë e festivalit, i cili zgjat nga 11 deri më 19 qershor.
Vëmendjen më të madhe sivjet e ka tërhequr filmik i Werner Herzogut, “Salt and Fire”, që është njëri prej 14 filmave në garë për çmimin kryesor të festivalit, atë “Golden Goblet”.