Site icon Telegrafi

Ka nisur edicioni i dytë i turneut “Peja Open 2020”

Foto: Peja Open

Situata pandemike në vend, nuk ka penguar organizatorët e “Peja Open”, që të mbajnë edhe sivjet këtë turne.

Sot (e hënë), ka nisur zyrtarisht turneu i dytë evropian, “Peja Open 2020”, që po mbahet në fushat e Brestovikut në Pejë.

Rreth 30 garues, do të jenë pjesëmarrës në turneun atraktiv, në mesin e së cilëve, ka sportistë nga, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Gjermania.

Foto: Peja Open

Megjithatë, për shkak të COVID-19, edhe ky turne po luhet pa praninë e shikuesve, të cilët sivjet nuk kanë mundësi të shohin nga afër talentë të shumtë të tenisit.

Përveq që nuk ka publikë, organizatorët po e mbajnë këtë turne duke respektuar në maksimum masat parandaluese të dala nga shteti.

Foto: Peja Open

Nga meçet e sotme, duhet veçuar atë mes talentes së KT Peja, Aja Broqi dhe Ivana Milkova, duel ky që zgjati plot 3 orë e 40 minuta.

Ky meç u dallua për kthesat e shumta në lojë, ku në fund tenistja kosovare Broqi, arriti që të fitoi 2:1 me sete, (6-7, 7-6, 6-2).

Foto: Peja Open

Ndërkohë sa i përket sfidave tjera favoritët nuk lejuan asnjë befasi.

Nesër(e martë), në program janë takimet çerekfinale në konkurrencën individuale si dhe meçet e para në konkurrencën e çifteve.

Foto: Peja Open

 

Foto: Peja Open

 

Foto: Peja Open
Exit mobile version