Bryan Davies gjeti një dhomë të vogël kur po rimodelonte shtëpinë dhe vendosi ta shndërrojë atë në një dhomë gjumi për macen e tij
Bryan Davies dhe familja e tij adoptuan macen Wyatt disa muaj më parë.
Ndërsa ishte duke rimodeluar së fundmi shtëpinë, Davies zbuloi një vend të vogël bosh pranë murit në dhomën e tij të gjumit dhe e shndërroi atë në një dhomë gjumi të vogël për kanakaren e tij të re, transmeton Telegrafi.
Macja Wyatt ka dhomën e saj të gjumit me një shtrat, lodra, vepra arti, madje edhe një TV personal.
Të shikosh kafshë nga ekrani është aktiviteti i preferuar i Wyatt, kështu që një ‘TV për mace’ është një alternativë e shkëlqyeshme gjatë ditëve të ftohta.
Here is the bedroom we finished for our cat this weekend. He actually goes in to nap and watch birds on YouTube 🙂 More pics coming #tinyhome #cats #catbedroom pic.twitter.com/k54OPBVZVG
— CinnamonBear (@CinnamonBear9) April 13, 2021
Ai e ndau projektin e tij në Twitter dhe menjëherë u bë viral.
Pronarët e maceve të tjera janë ngazëllyer me idenë e tij, shkruan Bored Panda.
/Telegrafi/