Site icon Telegrafi

Ka ndërruar jetë vëllai i Madonnas, i cili ishte i pastrehë dhe i varur nga alkooli

(Fotomontazh: Page Six)

Vëllai i madh i Madonnas, Anthony Ciccone, ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Joe Henry, bashkëshorti i motrës së madhe të këngëtares, Melanie Ciccone.

“Kunati im, Anthony Gerard Ciccone, na la mbrëmë. E njoh qëkur isha 15 vjeçar. Anthony ishte një personazh kompleks, por unë e doja dhe e kuptoja më mirë nga sa isha ndonjëherë i gatshëm t’ua thosha”, thuhet në deklaratë.

Lufta e gjatë e Anthonyt me alkoolizmin është dokumentuar publikisht kur u raportua më shumë se 10 vjet më parë se ai kishte jetuar nën një urë në Michigan për vite me radhë dhe dyshohej se familja e tij nuk i ndihmonte më.

Në vitin 2017, Daily Mail shkroi se ai kishte përfunduar me sukses një lloj të caktuar programi rehabilitimi.

Lexo po ashtu Vëllai i Madonnas, i pastrehë

Anthony akuzoi publikisht motrën e tij, Madonna dhe anëtarët e tjerë të familjes se e kishin braktisur.

Megjithatë, besohet se mbretëresha e muzikës pop i është qasur në mënyra të ndryshme dhe ka paguar për qëndrimin e tij në rehabilitim në Teksas. /Telegrafi/

Exit mobile version