Telegrafi

Ka ndërruar jetë trajneri Luigi Simoni që drejtoi Interin dhe Lazion

Ish-trajneri i Lazios, Napolit dhe Interit, Luigi Simoni ka ndërruar jetë sot në moshën 81 vjeçare.

Trajneri i famshëm, që ka luajtur dhe futboll ishte shtruar në spital pasi pësoi një goditje në tru në vitin 2019, ndërsa ka ndërruar jetë sot në 22 maj 2020.

Futbolli ka humbur një tjetër hero, pasi Gigi fitoi Kupën e UEFA-s me Interin në vitet 1997-98, ndërsa drejtoi dhe klube si Napolit, Torino, Genoa, Lazio dhe Siena.

Lindur në Crevalcore më 22 janar 1939, ai luajti futboll aktiv për klube si Napoli, Torino dhe Juventus.

Ai karrierën e ka mbyllur te Genoa, ku e nisi edhe si trajner. /Telegrafi/