Telegrafi

Ka ndërruar jetë Tanya Roberts, e njohur për rolin e saj në filmin për James Bondin?

(Foto: Instagram/realtanyaroberts)

Aktorja hollivudiane, Tanya Roberts, e njohur për rolin e ‘femrës së Bondit’, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare – raportojnë mediat.

Siç transmeton Independent, aktorja kishte humbur ndjenjat më 24 dhjetor duke shëtitur qenin në afërsi të shtëpisë së saj.

Ajo është dërguar në spitalin Ceder-Sinar në Los Angeles, ku është thënë se ka ndërruar jetë tri ditë më pas. Aktorja nuk kishte qenë e sëmurë paraprakisht.

(Foto: Instagram/realtanyaroberts)

Tanya, emri i vërtetë i të cilës është Victoria Leigh Blum, e ka nisur karrierën si modele, ndërsa në vitin 1975 është paraqitur në horrorin “Forced Entry”.

Roli më i njohur filmik ka qenë si Stacey Sutton – gjeologia amerikane në filmin për James Bondin, 007 “A Vieë to a Kill”.

Roberts ka realizuar edhe shumë filma të tjerë të suksesshëm, në mesin e tyre, “The Beastmaster” e “Sheena: Queen of the Jungle”. /Telegrafi/