Site icon Telegrafi

Ka ndërruar jetë Roberta Flack, këngëtarja e hitit “Killing Me Softly With His Song”

Roberta Flack

Këngëtarja amerikane, Roberta Flack, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Ajo ishte më e njohur për këngët e saj hit “Killing Me Softly With His Song” dhe “The First Hera I Ever Saw Your Face”.

Vdekjen e këngëtares e ka konfirmuar përfaqësuesi i saj, por nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Roberta Flack

“Jemi të thyer të njoftojmë që Roberta Flack ndërroi jetë këtë mëngjes, më 24 shkurt 2025”, thuhet në deklaratë.

“Ajo vdiq në paqe e rrethuar nga familja e saj. Roberta ka thyer rekorde të mëdha”, vazhdon deklarata.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roberta Flack

Flack lindi në vitin 1937 në Black Mountain, Karolina e Veriut, nga prindër muzikantë.

Nëna e saj, Irene ishte pjesë e korit të kishës, që do të thotë se Flack u njoh me muzikën fetare dhe klasike që herët. Ajo filloi të luante piano në moshën nëntë vjeçe dhe në moshën 15-vjeçare u pranua në Universitetin Howard për të studiuar muzikë me një bursë të plotë, një nga studentët më të rinj që u pranua në historinë e shkollës.

Flack u martua një herë, në vitin 1966, me muzikantin e xhazit Steve Novosel – çifti u divorcua në vitin 1972. /Telegrafi/

Exit mobile version